Sekuestrohen 77 kg kanabis në Qafë Thanë, dy bullgarë në pranga dhe një shqiptar në kërkim

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Qafë Thanë, dy bullgarë në pranga dhe një shqiptar në kërkim
Dy shtetas bullgarë janë vënë në prangat e policisë kuftare të Qafë Thanës, pasi u kapën me 77 kg kanabis në një automjet, ndërsa një shqiptar është shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë  u vunë shtetasit; Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari;  Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari,  si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç.

Policia sqaron se,  më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip “Volkswagen” me targa CC6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet lidhur me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit

Shpërndajeni me miqtë tuaj: