Shakira, e gjitha seksi dhe e artë në albumin e ri

Shakira, e gjitha seksi dhe e artë në albumin e ri
Sipas një legjende kolumbiane, qyteti i El Dorados fsheh thesar shumë të mëdhenj, të gjithë për t’u kërkuar. Kështu Shakira ka menduar mirë për ta quajtur “El Dorado” albumin e saj të ri, që del në 26 maj pas tre vjetësh heshtje.

Ajo do ta shpërndajë albumin e saj në më shumë se 900 lokacione në të gjithë botën, duke i përfshirë fansat përmes një aplikacioni. Sipas të dhënave, fansat do të kenë gati listën e këngëve dhe kopertinën e albumit.

“El Dorado” është kënduar thuajse i gjithi në spanjisht, vetëm 3 nga 13 këngët janë në anglisht. Në njërën prej këngëve, që tashmë Shakira ka publikuar edhe klipin, “Me enamorè", 40-vjeçarja latine tregon historinë e saj të dashurisë me futbollistin spanjoll, Gerard Pique.

Me këtë këngë, ylli i muzikës pop është klasifikuar në Top 5 e “Billoboard Latin Pop”. /e.a/

Foto: Shakira (Internet)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: