SHBA, dhëndri i Presidentit Trump nën hetim nga FBI

SHBA, dhëndri i Presidentit Trump nën hetim nga FBI
Dhëndri dhe njëkohësisht këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner është nën hetim nga FBI, si pjesë e hetimeve që po zhvillohen për ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sipas mediave amerikane, hetuesit besojnë se 36 vjeçari, Kushner ka informacione të rëndësishme që lidhen me hetimin.

FBI është duke hetuar lidhje të mundshme të stafit të fushatës elektorale të presidentit Trump me Rusinë, gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Ndërkohë  presidenti Trump ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme, që të ketë bashkëpunuar me Rusinë dhe që kjo e fundit të ketë ndikuar në zgjedhjet e vitit të kaluar. /e.g/

Foto ilustruese: Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump (Google)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: