Shkodër, hap siparin edicioni i 55-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë

Shkodër, hap siparin edicioni i 55-të i Festivalit  Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë sjell edicionin e tij të 55-të në datat 1,2 e 3 qershor 2017 në qytetin e Shkodrës.

Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 200 fëmijë dhe përveç krijimtarisë së re do të ketë edhe këngë të zgjedhura në 25-vjeçarin e fundit të autorëve që nuk kanë munguar në asnjë prej edicioneve të fundit.

Drejtori i festivalit, Kujtim Alia tregoi të veçantat e këtij vitit të festivalit. Një skenë e madhe, plot me artistë të vegjël, shumë muzikë, emocione të reja e kujtime të ëmbla në një festë për fëmijë, ku jeni të ftuar të gjithë.

Ky festival është organizuar nga Bashkia e qytetit, Drejtoria Arsimore Rajonale, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Shoqata “Shpirti Artistik i Shkodrës”, Radio Televizioni Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Në këtë festival do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe interpretuesit e vegjël më të spikatur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: