Shpella e Duk Gjonit, një destinacion i rëndësishëm turistik përgjatë Karaburunit

Shpella e Duk Gjonit, një destinacion i rëndësishëm turistik përgjatë Karaburunit
Kjo shpellë ndodhet në faqen jugore të Gadishullit të Karaburunit në vendin e quajtur Petrune, 400 m mbi nivelin e detit.

Shpella e Duk Gjonit është shpallur  “Monument Natyre i kategorisë së  III”, në afërsi të  qytetit Orikum, pjesë e Rezervatit Natyror Moumental “Karaburun”.

Kjo shpellë  ka origjinë karstike dhe është e pasur me forma nga më të çuditshmet si kolona, kalema, qiri, figura antropomorfe nga bota e florës dhe e faunës.

Shpella ndahet në disa salla e kate,  ku  është e pasur me  Stalaktide e Stalagmite.

Në brendësi të saj ndodhet një burim i vogël që ka ujë  gjatë gjithë vitit.

Shpella e Duk Gjonit ka bukuri të rralla, vlera shkencore, kulturore e turistike. /e.g/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: