Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, shkatërrohet grupi

Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, shkatërrohet grupi
Policia e kryeqytetit shkatërron një grup të shpërndarësish të lëndëve narkotike në kryeqytet. Operacioni “Përsëritësi” ka çuar në pranga katër persona, dy janë shpallur në kërkim, ndërsa për dy të tjerë ka nisur proçedimi në gjendje të lorë.

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi disa mujor të policisë dhe prokurorisë së Tiranës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve “Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva”, në zona të ndryshme të Tiranës.

Janë arrestuar

Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë

Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë

Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

U proceduan në gjendje të lirë

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë

R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

Në kërkim

R. B, banues në Tiranë

L. T, banues në Tiranë

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

– 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

– 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

– 3 automjete të markave të ndryshme.

– Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

– 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

– Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: