Shpërthimi terrorist në Mançester, Tirana zyrtare ngushëllon Britaninë

Shpërthimi terrorist në Mançester, Tirana zyrtare ngushëllon Britaninë
Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe presidenti Bujar Nishani kanë reaguar në lidhje me shpërthimin në Mançester, ku humbën jetën 22 persona dhe mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur.

“Të shokuar nga lajmi i tmerrshëm për një sulm të dyshuar terrorist në Mançester. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për popullin britanik. Qëndrojmë të bashkuar”, thuhet në profilin e Ministrisë së Punës së Jashtme të Shqipërisë, në Twitter.

Edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani është solidarizuar me viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë nga akti terrorist që ndodhi mbrëmë në stadiumin e Mançesterit.“Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Duke shprehur solidaritetin e tij me qytetarët, kreu i shtetit shqiptar ka dënuar me forcë këto “akte mizore” dhe nxitësit e tyre, duke shtuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet dhe shoqëritë e lira.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: