“Skenari” i Shpëtim Gjikës: Bie Tirana ose Vllaznia, por i shpëton dënimi i Skënderbeut

“Skenari” i Shpëtim Gjikës: Bie Tirana ose Vllaznia, por i shpëton dënimi i Skënderbeut
Pas fitores së Kukësit, 2-0 ndaj Skënderbeut në javën e parafundit, mori fund edhe dilema e titullit kampion nja javë para mbylljes së garës. Mbijetesa do të jetë kryefjalë e javës së fundit të kampionatit.

Në “Loro Boriçi” Vllaznia pret Tiranën, ku në rast fitoreje apo barazimi siguron mbijetesën. Humbja shpëton Tiranën. Laçi pret Teutën dhe Flamurtari përballet me Korabin, ku në rast fitoreje siç edhe pritet, të dy këto ekipe do të shkojnë në kuotën e 40 pikëve.

Vllaznia ka 39 pikë dhe Tirana 38 pikë, që do të thotë se barazimi në Shkodër, me fitoret e mundshme të Laçit e të Flamurtarit, rrëzon bardheblutë nga kategoria. Fitorja e Tiranës rrëzon kuqeblutë.

Por ish-presidenti i Flamurtarit dhe ish- kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka një tjetër shpjegim, duke dhënë shpresë për mbijetesën e Vllaznisë e të Tiranës, pavarësisht rrezikut që u kanoset në javën e mbetur të këtij sezoni.

SHpëtim Gjika ka shpërndarë në profilin e tij Facebook një status, ku parashikon rënien e gjashtë herë radhazi të kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut.

“Mbajeni mirë shënim këtë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!,” – shkruan Gjika

“E di që do të më shani, por do duroj!

Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:

  1. Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
  2. Skënderbeut pas pak ditësh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!
  3. Skënderbeu dënohet të zbresë në një kategori më poshtë nga Superliga!
  4. Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Siperligë Tirana apo Vllaznia, në vend të Skënderbeut!

Keni për ta parë që do ndodhi kështu!”

Ishin këto paralajmërimet që ka dhënë ish-kreut i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, gjithashtu ish-presidenti i Flamurtarit për disa sezone me radhë, në profilin e tij zyrtar.

Gjika është shprehur aq i sigurt në ato që thotë, saqë shton, “Kushdo që do më shajë apo fyej sot, nuk do t’i përgjigjem, por do t’ja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them unë sot!”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: