“The Bookseller”, filmi më i ri i Julia Roberts

“The Bookseller”, filmi më i ri i Julia Roberts
“Gruaja e bukur” Julia Roberts, do të interpretojë dhe do të jetë producente e përshtatjes për ekranin e madh të romanit të Cynthia Swanson.

Aktorja e filmit “Pretty Woman” do të jetë protagonistja kryesore si dhe producentja e versionit kinematografik të “The Bookseller”, romani i Cynthia Swanson i dalë në 2015.

Në libër bëhet fjalë për historinë e Kitty Miller, një beqare që bën një jetë të rregullt dhe drejton një librari bashke me shoqen e saj. Gjithçka ndryshon kur fillon të ëndërrojë për atë që mund t’i ndodhë një gruaje të martuar, Katharyn Andersson.

Një histori intrigante mes realitetit dhe fantazisë që premton të na japë një film që nuk duhet humbur dhe, kush e di, ndoshta edhe një rol që mund të çojë Roberts në fitimin e një tjetër çmimi Oscar, pas atij të marrë për Erin Brockovich. Ky film në lidhje me ëndrrat, asaj nuk do ti ndalojë të ëndërrojë një statujë të re.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: