Tiranë, makina e policisë përplas këmbësorin

Tiranë, makina e policisë përplas këmbësorin
Një aksident me pasojë plagosjen e një 56-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në rrugën “Bulevardi Blu” në Kamëz, ku mjeti i policisë me targë MB 343 me drejtues oficerin e Policise S.H ka përplasur shtetasin R. K 56 vjeç, banues në Tiranë.

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ekspertët e qarkullimit rrugor dhe oficerët e ShÇBA-së, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: