Tiranë, një 30 vjeçare i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati

Tiranë, një 30 vjeçare i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati
Një vajzë e re e identifikuar me inicialet E.M, i dha fund jetës tragjikisht mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Unazës së re, rreth orës 22:00 të mbrëmjes.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë konfirmuar se 30 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij akti vetëflijimi, nga ana e shtetases E.M. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: