Titulli kampion, Kukësi të dielën premton festë madhështore

Titulli kampion, Kukësi të dielën premton festë madhështore
Kukësi me rastin e titullit kampion që siguroi një javë para mbylljes së garës, do të zhvillojë një festë të madhe një ditë pas mbylljes së kampionatit. Festa e trofeut do të zhvillohet këtë të dielë, me një spektakël të madh që është planifikuar të fillojë në ora 20:00, në sheshin e qytetit para Bashkisë së Kukësit.

Të shtunën Kukësi udhëton për në Gjirokastër ku ndaj Luftëtarit mbyll kampionatin me titullin kampion të siguruar, por edhe me synimin për mos prishur rekordin e vendosur pa asnjë humbje.

Për festën e titullit klubi i Kukësit ka kontaktuar një agjenci të  organizimit të spektakleve, ku do të jenë të ftuar personalitete të skenës shqiptare, humorit, këngëtarë etj. Ekipi dhe lojtarët do të marrin edhe njëherë trofeun dhe do të varin medaljet në qafë në sytë e të pranishmëve.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: