U akuzua për abuzim seksual me dy nxënëse, jepet masa e sigurisë për drejtorin e gjimnazit në Berat

U akuzua për abuzim seksual me dy nxënëse, jepet masa e sigurisë për drejtorin e gjimnazit në Berat
Jepet masa e sigurisë “burg pa afat” për drejtorin e gjimnazit i cili u ndalua dje nga policia pas denoncimit të dy nxënëseve për ngacmime seksuale.

Drejtori  i gjimnazit ka mohuar akuzat përballë trupit gjykues, duke shtuar se kishte ndihmuar nxënësit.

“Jo vetëm që nuk kam abuzuar me askënd, por për njërën nga vajzat kam ndërmarr një fushatë sensibilizimi për mbledhje fondesh në shkollë, pasi vuan nga një sëmundje gjaku”, mësohet se është shprehur gjatë seancës gjyqësore në gjykatën e Beratit drejtori i shkollës.

Drejtori i shkollës së Mesme të Përgjithsme “Bab-Dud Karbunara”, Yzedin Hajdaraj u ndalua dje pas denoncimit që i bënë nxënëset me inicialet L.F dhe F.F, 16 vjeçe, banese në Berat për ngacmim seksual.

Prokurori i çështjes Olgert Rumnicikërkoi nga gjykata cilësimin si të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për të ndaluarin për veprat penale të “ngacmimit seksual” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Gjykatësja Rudina Palloi cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi ndaj të akuzuarit masën e arrest me burg. /e.g/

Foto ilustruese: Shkolla e Mesme e Përgjithsme “Bab-Dud Karbunara”, Berat (Google)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: