Ujëvara e Sotirës, një mrekulli natyrore që pret çdo ditë vizitorë të ndryshëm

Ujëvara e Sotirës, një mrekulli  natyrore që pret çdo ditë vizitorë të ndryshëm
Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë në këmbë. Është një ecje që shërben si një lëvizje sportive dhe përballohet nga çdo moshë sepse terreni nuk është shumë i thyer.

Kjo ujëvarë mjaft e bukur e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara. Fshati dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Dikur kësaj ujëvare i kanë thënë Currilat e Beckës dhe ka qenë në administrim të rrethit të Beratit,ndërsa  sot e ka Gramshi.

Ujëvara ka një bukuri të mahnitshme dhe pret çdo ditë vizitor. Kurioziteti dhe reklamimi e ka bërë këtë peizazh natyror që fama e bukurisë të shkojë edhe përtej kufirit, duke bërë që të  vijnë mjaft vizitorë të huaj.

Ujëvara  buron nga mali i Tomorrit, nga faqja veri-lindore e tij. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq e bën kurioz shumë vizitorë nga Shqipëria por edhe nga bota, turistë që janë kurioz pas natyrës. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: