Vendimi për gjyqtaren Majlinda Andrea do të jepet në 12 qershor

Vendimi për gjyqtaren Majlinda Andrea do të jepet në  12 qershor
Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea kërkon pafajësi lidhur me dosjen e korrupsionit që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Ditën e sotme u mbyll shqyrtimi gjyqësor dhe vendimi do të jepet më 12 qershor.

Edhe të pandehurit e tjerë, Odhise Andrea, Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino kanë kërkuar pafajësi në këtë proces gjyqësor.

Prokuroria e Përgjithshme e Përgjithshme gjatë seancës së kaluar paraqiti konkluzionet përfundimtare  të dosjes së korrupsionit në Gjykatën e Lartë,  ku është e përfshirë ish gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj Odhise Andrea.

Organi akuzës kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve dhe dënimin e tyre përkatësisht me 4 vite burg për gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e shumës prej 50 mije euro të përfituar nga korrupsioni. /e.g/

Foto ilustruese: Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea (Google)

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: