Vlorë, arrestohet në flagrancë një shtetas për kultivimin e bimëve narkotike

Vlorë, arrestohet në flagrancë një shtetas për kultivimin e bimëve narkotike
Në kuadër të luftës kundër narkotikëve, policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet  F.I, 26 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është  bërë i mundur arrestimi  i shtetasit F.I, 26 vjeç, në vendin e quajtur "Përroi i Kaminave" në fshatin Mërtiraj, Bashkia Selenicë, në afërsi të dy parcelave ku ishin kultivuar 60 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatë 20 cm deri ne 40 cm, të cilat u asgjësuan me shkulje dhe djegie.

Materialet lidhur me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë së qytetit të Vlorës  për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni, marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: