Vlorë, gjendet i mbytur në kanal 57-vjeçari

Vlorë, gjendet i mbytur në kanal 57-vjeçari
Një person është mbytur në një kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 te ditës së sotme, në Novoselë, ku në një kanal me ujë pas një pike shumice, është gjetur i mbytur shtetasi K.Q., rreth 57 vjeç, banues në fshatin Akërni.

Paraprakisht dyshohet se mbytja mund t’i jetë shkaktuar për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave. /e.a/

Foto: Ilustruese

Shpërndajeni me miqtë tuaj: