Vlorë, kapet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje

Vlorë, kapet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje
Policia e Vlorës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Vasillaq Zaho, i dënuar më parë për vjedhje, u kap në banesën e tij gjatë finalizimit të operacionit policor “Divizioni”.

Zaho akuzohet për plagosjen e shtetasit Th.D në vitin 2011. “Më datë 04.09.2011, në fshatin Dhërmi, shtetasi Vasillaq Zaho, ka plagosur rëndë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Th.D”, - thuhet në komunikatën e policisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.433, datë 04.10.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. /e.a/

Foto: Ilustruese

Shpërndajeni me miqtë tuaj: