Vlorë, sekuestrohet furgoni me 932 kilogramë kanabis

Vlorë, sekuestrohet furgoni me 932 kilogramë kanabis
Policia e Vlorës ka  bllokuar një furgon me një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike. Një furgon i mbushur me hashash është sekuestruar nga Policia e Vlorës, rreth orës 22:30 të ditës së martë. Furgoni është gjetur në zonën e Kuzum Baba, zonë ku ka dhe banesa në kodrat e qytetit.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 23.05.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonte një mjet i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike, menjëherë u organizuan shërbimet përkatëse të narkotikëve të cilët  bënë të mundur që  rreth orës 22:30, në lagjen “Hajro Çakërri” pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba” është konstatuar dhe bllokuar nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve një furgon tip Benz Mercedes, me targë AA 196 AI.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me furgonin.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet lidhur me këtë ngjarje do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: