Vrasja në Durrës, policia jep detaje nga zbardhja e ngjarjes

Vrasja në Durrës, policia jep detaje nga zbardhja e ngjarjes
Zbardhet ngjarja e djeshme në Durrës, ku konflikti për një vend parkimi përfundoi në dy të vrarë dhe një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.20 në Rushkull ku Eduart Xhaferri, i cili ndodhet në spital në kushtet e arrestit, ka qëlluar me shotgun Lulzim Qamën, 35 vjeç.

Konflikti i çastit ka nisur nga Lulzim Qama dhe Yzedin Shallari. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë.

Qama më pas ka goditur me thikë Eduart Xhaferrin, i cili ndodhej brenda mjetit të tij në momentin e sherrit. Ai ka marrë armën e gjahut tip shotgun 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar nga brenda mjetit Qamën.

Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale  u sekuestruan arma shotgun dhe thika. Hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë nisur në akuzën e ”Vrasjes me dashje” parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: