Vrau punonjësin e karburantit gjatë grabitjes, 35 vjet burg autorit

Vrau punonjësin e karburantit gjatë grabitjes, 35 vjet burg autorit
Gjykata e Sarandës ka dënuar me 35 vjet burgim 27-vjeçarin Arqile Koçi, i cilësuar fajtor për vrasjen e një punonjësi karburanti në këtë qytet, më 6 nëntor të vitit të kaluar.

I riu është mbrojtur përpara togave të zeza duke deklaruar se nuk ka patur qëllim të vriste 44-vjeçarin Artan Hoxha, por vetëm të grabiste paratë në kasafortën e distributorit.

Në rrëfimin e tij, ai ka pranuar se arma i ka bërë shkrepje në mënyrë të pavullnetshme, nga frika, kur punonjësi lëvizi nga vendi.

Pas krimit, ai u largua me motor duke marrë 60 mijë lekë. /a.a/

 

Vendi i krimit /Foto: Telegrafi

Shpërndajeni me miqtë tuaj: