Vritet me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës në Maqedoni, Hazbi Idrizi

Vritet me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës në Maqedoni, Hazbi Idrizi
Vritet në një atentat me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës, në Maqedoni, Hazbi Idrizi. Sipas medieve lokale, kreu i komunës me popullsi shqiptare, është qëlluar me gjashtë plumba dhe ndërroi jetë në spital.

Deri më tani nuk dihen arsyet, por nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në mëngjes. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: