Zgjedhjet 2017, KQZ: Sot afati i fundit për regjistrimin e partive politike të opozitës

Zgjedhjet 2017, KQZ: Sot afati i fundit për regjistrimin e partive politike të opozitës
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, në mbledhjen e zhvilluar  ditën e sotme informoi se në rendin e ditës është përshirë dhe një pikë shtesë që lidhet me regjistrimin e disa subjekteve politike.

Data e sotme, 26 maj, sipas marrëveshjes politike PS-PD të 18 majit është afati final për regjistrimin e partive politike të opozitës.

Në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të  KQZ-s parashikon miratimin e disa akteve, si caktimin e disa qendrave votimi në ndërtesa private, miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e 25 qershorit, miratimin e  përkthyesve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve, etj. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: