Zyrtare, Eros Grezda firmos për Osijek

Zyrtare, Eros Grezda firmos për Osijek
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda transferohet te skuadra kroate e Osijek. Kualifikimi i këtij ekipi në Ligën e Europës,  kërkonte ndërhyrje në merkato. Grezda i jep fund kështu aventurës me Lokomotivën e Zagrebit.

Grazda, 22-vjeç, i cili ka veshur fanellën kuqezi vitin e shkuar, bëhet lojtari i parë nga kombëtarja që ndryshon ekip në merkato. Osijek synon kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League pasi gjatë këtij sezoni në Kampionatin Kroat arriti të renditej në vendin e katërt.

Grezda gjatë dy sezoneve të fundit në radhët e Lokomotivës së Zagrebit ka shënuar 14 gola në 59 ndeshje të zhvilluara në Kroaci.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: