Zyrtare, Gotze nënshkruan me Bayern Munich

Zyrtare, Gotze nënshkruan me Bayern Munich
Vëllai i kampionit të Kupës së Botës, Mario, Felix Gotze, ka nënshkruar një kontratë profesionale me gjigantët e Bundesliga, Bayern Munich deri në 2019. Lajmi është shpallur nga klubi bavarez këtë të mërkurë.

Qendërmbrojtësi 19- vjeçar ka nga viti 2014 tek akademia bavareze dhe ka luajtur për U17 dhe U19 të Bayern.

Felix është emëruar nga Carlo Ancelotti në listën e skuadrës në Bundesliga dhe Champions League. - “Jam i lumtur që mu dha mundësia të vazhdoj karrierën time si profesionist te FC Bayern dhe do të bëj më të mirën time për klubin,” shprehet Felix pas marrëveshjes.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: