100 milionë ndjekës në Twitter, Katy Perry “thyen” rrjetin

100 milionë ndjekës në Twitter, Katy Perry  “thyen” rrjetin
Një nga ikonat e muzikës amerikane, Katy Perry, ka arritur të jetë përdoruesja e parë me 100 milionë ndjekës në Twitter.

Këngëtarja u nderua për arritjen e saj nëpërmjet faqes së platformës së medias sociale,  Twitter me hashtagun (#LoveKaty).

“Faleminderit, @Twitter, sepse gjithmonë më keni dhënë një mundësi për të shprehur opinionin tim! #LoveKaty”, u përgjigj këngëtarja kaliforniane.

Katy Perry, e cila iu bashkua faqes në vitin 2009 dhe ka shkruar rreth 8, 500 herë në llogarinë e saj në Twitter, është shumë më përpara këngëtarit kanadez Justin Bieber, me  96,7 milionë ndjekës dke u renditur i dyti.  j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: