140 deputetët e Kuvendit të ri të Shqipërisë

140 deputetët e Kuvendit të ri të Shqipërisë
Eglantina Nasi

Deputetët e Legjislaturës IX parlamentare (2017-2021) do u përkasin 5 forcave politike: PS, PD, LSI, PDIU, PSD

***

Kuvendi i ri i Shqipërisë, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017 do të ketë 140 deputetë të rinj, të cilët u përkasin pesë forcave politike: Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë për Demokraci, Integrim dhe Unitet dhe Partisë Socialdemokrate. Kjo të paktën sipas të dhënave paraprake të konfirmuara dje në mbrëmje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pse ato ende nuk janë certifikuar si një rezultat final zyrtar. Përkatësisht me 73, 43, 19, 4 dhe1 mandat secila. Duke na ofruar në këtë mënyrë një panoramë të re të pamjes së Legjislaturës IX parlamentare, në të cilën përveçse do të jenë pjesë shumë deputetë të rinj, mbeten jashtë edhe mjaft emra të njohur të politikës, që ishin përfshirë në fakt në listat e kandidatëve, por që mesa duket nuk arritën dot të zgjidhen nga votat e së dielës të qytetarëve shqiptarë.

Kështu, përmendim faktin se vetëm në qarkun e Tiranës, nga listat e PS-së mbeti pa hyrë dot në Kuvend deputeti i njohur Spartak Braho, i renditur i 19-ti. Apo Agron Duka dhe Vangjel Dule nga listat e Partisë Demokratike. Që të gjithë këta, deputetë me përvojë të njohur politike, por edhe parlamentare në vend. Sikundër jashtë listës përfundimtare të deputetëve të Kuvendit të ri, mbetën edhe figura femërore të njohura të legjislaturës së fundit, si Mesila Doda e PDIU-së, apo Silva Caka e LSI-së.

Nga ana tjetër, mund të thuhet se Kuvendit të ri nuk do t’i mungojnë as emrat e njohur të politikës për vite me radhë, të tillë si ish-kryeministri Sali Berisha apo Dashamir Shehi nga Partia Demokratike, apo Pandeli Majko apo Gramoz Ruçi nga Partia Socialiste e Luan Rama dhe Monika Kryemadhi nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Emrat që i rezistuan “betejës” së numërimit dhe hynë në Kuvend

Procesi i numërimit të votave duhet thënë se riskoi shumë emra, të cilët u përjashtuan dje gjatë ditës nga lista e të zgjedhurve të rinj si deputetë, por në të njëjtën kohë u futën sërish brenda saj gjatë orëve të mbrëmjes. Një i tillë ishte Nard Ndoka i listës së Partisë Demokratike, apo Vangjel Dulja sërish i listës së kësaj force politike, si edhe Luan Rama i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Që të gjithë, duhet thënë se “luftuan” deri në votën e fundit për t’u rifutur në skemën e Kuvendit të ri, teksa brenda disa orëve një gjë e tillë ishte e përjashtuar. Sikundër, duhet thënë se “në fije të perit” ishin edhe jo pak emra të njohur, të cilët arritën që ta kapërcejnë “pragun” e të pretendojnë tashmë që të jenë deputetët e rinj të vendit. Të tillë si Sadi Vorpsi i Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu po e kësaj force politike në Durrës, Gramoz Ruçi gjithashtu, Dashamir Shehi apo Florian Mima të Partisë Demokratike etj.

LISTA

Deputetët e Partisë Socialiste

Tiranë

Elona Gjebrea

Besnik Bare

Olta Xhaçka

Blerina Gjylameti

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Vasilika Hysi

Ervin Bushati

Ogerta Manastirliu

Fatmir Xhafaj

Rakip Suli

Arben Ahmetaj

Xhemal Qefalia

Sadri Abazi

Ulsi Manja

Klotilda Ferati

Sadi Vorpsi

Arben Pëllumbi

Durrës

Eglantina Gjermeni

Milva Ekonomi

Fidel Ylli

Ilir Ndraxhi

Roland Xhelilaj

Jurgis Cyrbja

Rahman Rranja

Klodiana Spahiu

Elbasan

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamami

Musa Ulqini

Anastas Angjeli

Luan Duzha

Nure Belba

Korçë

Niko Peleshi

Eduart Shalësi

Elisa Spiropali

Ilirjan Pendavinji

Ilir Xhakolli

Edlira Bode

Fier

Erjon Braçe

Adelina Rista

Bashkim Fino

Ismet Beqiraj

Antoneta Dhima

Bujar Çela

Tatjana Pirro

Anduel Xhindi

Gramoz Ruçi

Xhevit Bushaj

Vlorë

Damian Gjiknuri

Vilma Bello

Alket Hyseni

Vullnet Sinaj

Andrea Mardo

Edi Rama

Edmond Leka

Fatmir Velaj

Gjirokastër

Bledar Çuçi

Mirela kumbaro

Flamur Golemi

Berat

Blendi Klosi

Ermonela Valikaj

Adnor Shameti

Fadil Nasufi

Dibër

Ilir Beqaj

Almira Xhembulla

Halit Palamani

Kukës

Mimi Kodheli

Lezhë

Lindita Nikolla

Pjerin Ndreu

Gjetan Gjetani

Shkodër

Ditmir Bushati

Paulin Stërkaj

Senida Mesi

Luan Harusha

Partia Demokratike

Tiranë

Lulzim Basha

Orjola Pampuri

Rudina Hajdari

Grida Duma

Albana Vokshi

Jorida Tabaku

Sali Berisha

Halim Kosova

Gent Strazimiri

Fatmir Mediu

Dashamir Shehu

Durrës

Oerd Bylykbashi

Fatbardha Kadiu

Edi Paloka

Florian Mima

Elbasan

Edmond Spaho

Endri Hasa

Luçiano Boçi

Fier

Enkelejd Aliebaj

Genc Pollo

Myslim Murrizi

Vlorë

Agron Shehaj

Nadire Mecorapaj

Vangjel Dule

Gjirokastër

Tritan Shehu

Berat

Eduart Halimi

Korçë

Valentina Duka

Ervin Salianji

Hekuran Hoxhalli

Klevis Balliu

Dibër

Dhurata Çupi

Xhemal Gjunkshi

Kukës

Flamur Noka

Isuf Celaj

Lezhë

Aldo Bumçi

Lindita Metaliaj

Andon Frrokaj

Shkodër

Romeo Gurakuqi

Izmira Ulqinaku

Lorenc Luka

Helidon Bushati

Nard Ndoka

 Lëvizja Socialiste për Integrim

Tiranë

Klajda Gjosha

Kejdi Mehmetaj

Flodia Kërpaci

Endrit Brahimllari

Luan Rama

 

Durrës

Lefter Koka

Nora Malaj

Elbasan

Monika Kryemadhi

Edmond Haxhinasto

Fier

Petrit Vasili

Robert Bitri

 

Vlorë

Shezai Rrokaj

Gjirokastër

Vangjel Tavo

Berat

Nasip Naço

Gledion Rehovica

 

Korçë

Edmond Panariti

 

Dibër

Përparim Spahiu

Shkodër

Agron Çelaj

Lezhë

Viktor Tushaj

 

PDIU

Elbasan

Aqif  Rakipi

Bujar Muça

Dibër

Reme Lala

 

PSD

Shkodër

Tom Doshi

 

 

 

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: