Aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, tre të plagosur

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, tre të plagosur
Një aksident rrugor Shkodër-Velipojë rreth orës 11.10, në vendin e quajtur Urae Gjolulit, ka ndodhur ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se kanë dalë nga rruga automjeti me targë AA 820 LO dhe SK 1788 AI.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: