Arka e Vllaznisë bosh, talenti Rubin Rubaj firmos për tre sezone në Slloveni

Arka e Vllaznisë bosh, talenti Rubin Rubaj firmos për tre sezone në Slloveni
Rubin Hebaj firmos me NK Domzale të Sllovenisë. Talenti 29-vjeçar i Vllaznisë largohet me parametra zero, pasi e tillë ishte kontrata me klubin shkodran. Kësisoj, Vllaznia nuk përfiton asgjë nga largimi i tij, ndërsa humbi jo vetëm një nga lojtarët më të talentuar që doli nga ky klub, por edhe të një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së saj.

Hebaj kishte një klauzolë në kontratë që e lejonte të largohej jashtë Shqipërisë pa qenë nevoja të merrte miratimin e klubit. Nëse kalonte me një tjetër vendas në Shqipëri, Vllaznia mund të kishte përfituar nga kartoni i tij, pasi për Hebaj interesohej Skënderbeu e Partizani.

Ai para se të firmoste në Slloveni ishte pjesë e U-21 të Shqipërisë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: