Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për pengmarrje në Tiranë

Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për pengmarrje në Tiranë
Një i ri 20 vjeç nga Tirana është arrestuar me akuzën e pengmarrjes apo heqjes së paligjshme të lirisë. Në prangat e policisë ka rënë Dashamir Nika  20 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 27.06.2017, u arrestua shtetasi në kërkim Dashamir Nika, 20 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal." /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: