Arrestohet 49-vjeçari ne Kurbin, iu gjetën kapsolla dhe 3.6 kg marijuanë

Arrestohet 49-vjeçari ne Kurbin, iu gjetën kapsolla dhe 3.6 kg marijuanë
Një 49-vjeçar nga Kurbini është arrestuar pasi iu gjetën me 18 kapsolla detonatore elektrike, pas një operacioni të organizuar nga Policia e Lezhës dhe Komisariati i Kurbinit.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 27.06.2017, nga seksioni kundër narkotikëve në DVP Lezhe, në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore,  si dhe pas një pune të mirë organizuar, është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale ku u sekuestruan 18 kapsolla detonatore elektrike dhe 3.6 kg marihuanë.

Këto materiale u gjetën dhe u sekuestruan në  banesën e  shtetasit Bashkim Hasani , 49 vjeç, banues në Gjorem - Kurbin i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale  " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit". /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: