Barbara Berlusconi, sharm dhe elegancë në Milano

Barbara Berlusconi, sharm dhe elegancë në Milano
Barbara Berlusconi, e bija e Silvio Berlusconit, më shumë se sa shëtitje, duket sikur po sfilon, nëpër rrugët e Milanos, saktësisht në rrugën e luksit, Monte Napoleone. Ajo duket shumë rrallë në publik dhe kur u pa të bënte shopping në butikët e shtrenjtë të luksit, u ndoq me shumë vëmendje.

Nëna e tre fëmijëve, Barbara ishte veshur me shumë stil dhe sharm, me një xhaketë me kuadrate, komplet ngjyrë krem në copë të lehtë, çantë marke të shtrenjtë dhe syze stil anglez dhe të gjithë kalimtarët kthenin kokën ta admironin.

Presidentja e Fondacionit Milan që nga prilli është kthyer në një formë të shkëlqyer e mesa duket tre fëmijët e saj e mbajnë të stërvitur. Ajo është nënë e tre djemve, Leone14 vjeçar, djalë i ish-partnerit Lorenzo Guerrieri, Alessandro 8 vjeçar dhe Edoardo 6 vjeçar nga marrëdhënia me Giorgio Valaguzza.

Burimi: Oggi.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: