Beatrix Ramosaj shumë seksi në klipin e ri

Beatrix Ramosaj shumë seksi në klipin e ri

Këngëtarja kosovare që jeton në Tiranë, Beatrix Ramosaj, ka publikuar videoklipin e saj më të ri të titulluar ‘Pa ndjenjë’, ku është shfaqur shumë seksi dhe ku ka performuar në skena të nxehta, jo shumë të zakonshme për të.

Pas një mungese të gjatë në muzikë, Beatrix ka zgjedhur të vijë me një baladë romantike, për tekstin e së cilës është kujdesur vetë.

E veshur me të bardha, ajo bën lëvizje shumë provokuese, në krevat me partnerin kërcimtar .

Në një moment tjetër, Beatrix vazhdon me të njëjtat lëvizje, të cilat nuk i kemi parë asnjëherë nga ajo, teksa shfaqet e veshur me të zeza dhe kërcen e vetme.  

Pak kohë më parë, Beatrix u shpall fituese në formatin TV “Your Face Sounds Familiar”. m/j

Shpërndajeni me miqtë tuaj: