Bledi Shkëmbi trajner i ri i Lirisë, "arsyet pse zgjodha ta nis karrierën në Prizren"

Bledi Shkëmbi trajner i ri i Lirisë, "arsyet pse zgjodha ta nis karrierën në Prizren"
Ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, vetëm një sezon pasi i dha fund karrierës si futbollist, është prezantuar zyrtarisht sot si trajner i Lirisë së Prizrenit. Shkëmbi, 37-vjeç, u prezantua sot në stadiumin “Përparim Thaçi”, si trajner i ri i Lirisë ku në prani edhe të presidentit, Mirsad Çollaku. Shkëmbi theksoi që do ta justifikoi mundësinë e dhënë nga klubi kosovar.

“Është hera e parë për mua si trajner, e morra këtë vendim më dëshirë dhe besim të madh. Arsyet pse vendosa të debutoj si trajner në Kosovë ishin disa: dua të përmend kushtet dhe serioziteti që më kanë ofruar më kanë bindur të marrë këtë vendim. Kam pasur bisedime me një klub tjetër shqiptar por për shkak të seriozitetit dhe projektit të Lirisë vendosa të jem këtu” deklaroi Shkëmbi.

Presidenti i Lirisë, Mirsad Çollaku u shpreh entuziast pas marrëveshjes së arritur më Bledi Shkëmbin. Ambiciet e prizrenasve më këtë trajner janë që të fitojnë titullin e kampionit në Kosovë, pas 22 vitesh.

“Sot kemi filluar bisedat që të kompletojmë ekipin. E gjitha do të jetë në dorën e trajnerit që është profesionist, do të shohim se ku kemi nevojë për tu përforcuar. Projekti ynë i ardhshëm është që klubit të Lirisë t’ia kthejmë namin e dikurshëm dhe të fitojmë titullin e kampionit pas më shumë se 20 vitesh” - deklaroi presidenti Çollaku.

Të lumtur me trajnerin e ri u shprehën edhe tifozët e Lirisë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: