Çako: Zgjedhjet, policia garantoi sigurinë

Çako: Zgjedhjet, policia garantoi sigurinë
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako u shpreh sot se gjatë ditës së zgjedhjeve policia ka konstatuar 25 krime elektorale, nga 69 në total, që janë regjistruar që pas hapjes së fushatës në fund të muajit maj.

“Për këto procedime janë evidentuar 27 autorë, nga të cilët 7 janë arrestuar, 10 ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 10 janë shpallur në kërkim”, deklaroi ai.

Më tej, Çako shpjegoi refuzimin e bërë ndaj ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, për të shkarkuar nga detyra shefat e komisariateve të Pukës, Gramshit dhe Dibrës.

“Theksoj se pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, rezulton se shefat e komisariateve kanë kryer detyrën konform ligjit si dhe nuk janë konstatuar në asnjë rast në shkelje të Rregullores dhe Ligjit për Policinë e Shtetit", sqaroi ai.

/f.c/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: