Dalila Di Lazzaro rrëfen dashurinë për miliarderin Gianni Agneli

Dalila Di Lazzaro rrëfen dashurinë për miliarderin Gianni Agneli

Aktorja italiane, ka rrëfyer për të përjavshmen “Oggi” një kapitull të panjohur të jetës së saj dashurore: “Unë dhe Avokati jemi frekuentuar për shumë kohë. Ishte tërhqës por cinik. E kam njohur mirë Gianni Agnelin.”

“Në planin njerëzor nuk më ka entuziazmuar kurrë. Në familjet e mëdha ndodh shpesh kështu, ndjenjat mbahen të frenuara, nuk ka kohë për të tjerët, madje as për fëmijët. Mendja rri vetëm tek të shijuarit e jetës e për pjesën tjetër as që ja ndjen fare.”- ka deklaruar ajo në këtë intervistë.

Aktorja sot 64 vjeçare, ikonë bukurie dikur, për publikun shqiptar njihet nga seriali i suksesshëm “Përgjithmonë Xhulia”. Ajo ka pësuar disa drama në jetën e saj, mes të cilave edhe humbjen e të birit pas një aksidenti.

(burimi, Oggi.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: