Dalin rezultatet e para për bashkinë e Kavajës, kryeson Dorjan Murati i PS-së

Dalin rezultatet e para për bashkinë e Kavajës, kryeson Dorjan Murati i PS-së
Në Kavajë ka nisur procesi i numërimit të kutive për kryetar bashkie, pas mbylljes së numërimit të votave për deputetë në Kavajë.

Ka përfunduar numërimi për 6 kutitë e para, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste Dorjan Murati.

Zgjedhjet në këtë bashki u mbajtën në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme, pas shkarkimit nga detyra të ish-kryebashkiakut Roshi.

PS- Dorjan Murati ka marrë 739 vota;

PD- Isa Sakja 731 vota;

LSI- Maksim Kona 145 vota. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: