“Despacido”, portorikani Luis Fonsi kryeson në 18 vende

“Despacido”, portorikani Luis Fonsi kryeson në 18 vende
“Despacito”, kënga e portorikanit Luis Fonsi, renditet  e para në 18 vende të botës, përfshirë Italinë, ku ndodhet në krye të klasifikimit për 12 javë. Kjo këngë ka marrë 6 disqe platini, një video me 1,9 miliardë shikime dhe këto janë vetëm disa nga rekordet e marra nga “Despacito”.

“Despacito” ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve përveç Italisë, në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegjia, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej 5 javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA, më parë se “Despacito” në versionin e Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber , ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996.

Kënga është edhe më e transmetueshmja në radiot e shteteve kryesore në botë, videoja zyrtare në Youtube i ka tejkaluar 1,9 miliardë shikime dhe ishte më e shpejta që ka arritur kuotën e 1,5 miliardëve në historinë e Youtube.

Fonsi, që mori pjesë në Wind Music Awards në Arenën e Veronës, në Itali, është renditur në vendin e dytë në Earone dhe i pari në Spotify Italia, i Tunes, Apple Music, Tim Music e Shazam.  j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: