Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, aktivitete dhe aksione në mbrojtje të mjedisit

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, aktivitete dhe aksione në mbrojtje të mjedisit
Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit dhe u  caktua në vitin 1972  nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

Dita Botërore e Mjedisit u caktua 5 qershori  në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Kjo datë u zgjodh sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

Tematika të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Në vendin tonë, pritet që në këtë ditë të ketë disa aktivitete mjedisore të organizuara nga shoqata dhe organizata të ndryshme  në sensibilizim të ruajtjes dhe menaxhimit mjedisor. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: