Elbasan, pezullohet numërimi në pallatin e sportit

Elbasan,  pezullohet numërimi në pallatin e sportit
Në Elbasan është pezulluar procesi i numërimit në pallatin e Sportit “Tomor Sinani”. Në këtë ambient po numërohen KZAZ nr 47, 48 dhe 50. Shkak është bërë prania e shumë personave, mes tyre dhe personave të paautorizuar. Dy policë që ishin në detyrë, lejuan të futeshin persona të paautorizuar.

Me urdhër  të KZAZ, policia ka nisur boshatisjen e pallatit të Sportit me përjashtim të grupeve të numërimit dhe anëtarëve të KZAZ.

Më pas në pallatin e Sportit do të hyjnë vetëm personat e autorizuar. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: