Fabio Borini, blerja e radhës për Milan

Fabio Borini, blerja e radhës për Milan
Fabio Borini do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të enjten, pasi u ble për 6 mln euro nga Sunderland.

Pritet sot zyrtarizimi i blerjes së Borini, i cili shënoi dy gola në 24 ndeshje të Premier League me Sunderlan që ra këtë vit në një kategori më poshtë. Borini do t’i bashkohet blerjeve të reja të Milan, si Andre Silva, Ricardo Rodriguez, Mateo Musacchio e Franck Kessie.

26-vjeçari iu bashkua Sunderland nga Liverpool në vitin 2015. Ai ka luajtur gjithashtu me ekipe te tjera si Chelsea, Svansea, Parma e Roma.

Borini ka luajtur edhe me Italinë, në vitin 2012.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: