Festa e Fiter Bajramit, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në sheshin “Skënderbej”

Festa e Fiter Bajramit, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në sheshin “Skënderbej”
Besimtaret myslimane kremtojnë këtë të diel festen e Fitër Bajramit. Mëngjesin e kësaj të diele qindra besimtarë në kryeqytet kryen faljen e Namazit të Fiter Bajramit  në sheshin “Skënderbej”.

Në dispozicion për besimtarët meshkuj u vunë 16 mijë m2 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa 3000 m2 për zonjat besimtare. Rituali i fundit në qendër është bërë në vitin 2009.

Falja e namazit nisi në orën 05:30  dhe pas përfundimit të ritualit dhe ligjëratave nga imamët, sheshi “Skendërbej” iu kthye aktivitetit normal për tu shfrytëzuar nga qytetarët.

Ndërkohë 350 vendet në parkimin nëntokësor kanë qenë falas nga ora 05:00-07:00 për besimtarët myslimanë.

Myftiu i Tiranës gjatë mesazhit të tij uroi mbarë besimtarët për festën e madhe. Festa e Fitër Bajramit shënon edhe përfundimin e muajit të sakrificës, ramazanit.

Pas faljes se Bajramit, myslimanet vijojnë me urime tek njëri-tjetri dhe drekën karakteristike të festës.  /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: