Festohet “Dita e liqenit të Shkodrës”

Festohet “Dita e liqenit të Shkodrës”
“Dita e liqenit të Shkodrës”  është festa tradicionale që shënon hapjen e sezonit turistik në Shirokë,  pak metra larg qytetit të Shkodrës. Ajo nisi me grupet artistike dhe më pas edhe me garat e nxënësve të shkollave në sportet ujore. Bashkia e Shkodrës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi” organizuan aktivitetet në not, vaterpolo, kanotazh, gara me kanoe etj.

Kryebashkiakja Voltana Ademi u ndal ndër të thjera në përshëndetjen e saj, tek dy investime të rëndësishme që do të realizohen me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ajo e rivitalizimit të bregut të liqenit dhe rruga panoramike në Malin e Taraboshit.

Bashkia Shkodër me shumë përpjekje është përfshirë në projektin që BE do të financojë për rikualifikimin dhe mbështetjen ndaj turizmit në veriun e Shqipërisë.”- u shpreh kryebashkiakja Voltana Ademi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: