Fillon procesi i numërimit, kutitë e para hapen në Korçë

Fillon procesi i numërimit, kutitë e para hapen në Korçë
 

Procesi i numërimit të votave ka filluar.

Ndërsa në shumë zona po vijon procesi i marrjes në dorëzim të kutive të votimit, në Korçë ka filluar numërimi.

Mësohet se kutitë e para që po numërohen janë nga bashkia e Pustecit.

Procesi i numërimit në qarqet e vendit

Në Pustec, Korçë, janë hapur tre kutitë e para

Në qarkun e Kukësit përfundoi pa probleme dorëzimi i materiale zgjedhore

Në Has ka nisur procesi i numërimit të votave

Në Shkodër përfundon dorëzimi i materialeve të 47 qendrave

Në KZAZ Kavajë, numërimi pritet të fillojë pas orë 24:00

Në Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas nuk ka nisur ende procesi i numërimit

Në qarkun Gjirokastër nuk ka nisur ende procesi i numërimit

Në Pukë nuk ka nisur ende procesi i numërimit

Në Fier mendohet që të nisë procesi i numërimit në orën 00:00

Në Lezhë nuk ka nisur ende procesi i numërimit

Në Elbasan nuk ka nisur ende procesi i numërimit

Në qarkun Durrës ka përfunduar dorëzimi i materialeve

Në këtë qark ka pasur një dakordsi mes PS dhe PD që numërimi të nis në ora 05:00

Më Himarë ende nuk ka nisur numërimi

Në Elbasan KZAZ 47 ende nuk janë grumbulluar kutitë

Në Elbasan KZAZ 48, 49, 50 ka grumbulluar kutitë, priten numëruesit për të filluar procesin e numërimit

/a.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: