Flamuri i Malit të Zi ngrihet në selinë e NATO-s

Flamuri i Malit të Zi ngrihet në selinë e NATO-s
NATO sot e ka mirëpritur Malin e Zi si anëtarin më të ri, me ceremoninë e ngritjes së flamurit malazez në selinë e aleancës në Bruksel.

“NATO është një aleancë e demokracive, e bashkuar nga qëllimi i vetëm: të qëndroj me secilin dhe ta mbrojë njëri-tjetrin”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg. Ai këtë e ka vlerësuar si “ditë historike”. “Mali i Zi i bashkohet NATO-s si i barabartë, me ulëse në tavolinën tonë dhe me zë të njejtë në krjimin e të ardhmes së aleancës”, tha Stoltenberg. Ai e ka uruar presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, dhe popullin malazez për “çdo gjë që ka arritur”.

Mali i Zi u bë anëtar me të drejta të plota në NATO, në ceremoninë e pardjeshme në Uashington.

Rusia e ka kritikuar pranimin e Malit të Zi në NATO, ndërsa ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka vëlerësuar dje se Mali i Zi ishte “tërhequr në NATO”, ndërsa ministria e tij tha se Moska e rezervon të drejtën për të ndërmarrë “masa hakmarrëse” ndaj asaj që kjo ministri e ka vlerësuar si “histeri anti-ruse” atje.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: