Flamurtari rrezik “- 6 pikë” nga çështja “Gjoka”, merkato dhe ultimatumi i Idrizit

Flamurtari rrezik “- 6 pikë” nga çështja “Gjoka”, merkato dhe ultimatumi i Idrizit
Telenovela e telasheve për Flamurtarin duket se nuk ka fund.

Administratori i klubit, Sinan Idrizi, ka paralajmëruar largimin nga drejtimi i kuqezinjve nëse bashkia e Vlorës nuk do të përshpejtojë procedurat për të bërë të mundur privatizimin e klubit.

Idrizi tha se e ka të pamundur të vazhdojë të jetë në krye të Flamurtarit në këto kushte, megjithëse shtoi se do të t’i qëndrojë korrekt kontratës si administrator deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Por telashet vazhdojnë më tej. Ish-trajneri Ernest Gjoka, i cili drejton aktualisht Kukësin, ka çuar Flamurtarin në Gjykatën Administrative Sportive, CAS të Lozanës. Idrizi konfirmon mospagesën e 20 mijë frangave zvicerane për të hapur gjyqin, çka në këtë rast Flamurtari rrezikon  sërish ta nisë sezonin e ri me 6 pikë më pak. I njëjti penalizim rrezikoi rënien e Flamuratrit në një kategori më poshtë gjatë sezonit të fundit.

Lidhur me mospagesën e trajnerit Gjoka, Idrizi thotë se kjo mbetet përgjegjësi e ish- kryetarit të Bashkisë, Shpëtim Gjika.

Duke lënë pas problemet, administratori i Flamurtarit foli edhe për objektivat e skuadrës para sezonit të ri, merkaton, si dhe dha konfirmimin për qëndrimin e trajnerit Shpëtim Duro.

Flamurtari pas disa blerjeve të bujshme është shumë pranë akordit edhe me Muhamedin Useinin. Mesfushori që pritet të zyrtarizohet si blerja e fundit e Flamurtarit sezonin e kaluar ka luajtur 29 ndeshje me Renovën në Maqedoni, duke shënuar edhe dy gola. Mesfuhsori 28- vjeçar pritet të firmosë në fundjave. Flamurtari është në bisedime edhe me Edon Hasanin, i cili mbylli aventurën me Kukësin.

/a.m.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: