George Clooney, 3 mln euro për sigurinë e binjakëve

George Clooney, 3 mln euro për sigurinë e binjakëve
Siguria është e rëndësishme. George Clooney e Amal Alamuddin nuk kursejnë aspak kur vjen fjala për të mbrojtur privatësinë e tyre dhe mbajtur larg fotografët nga binjakët  Ella e Alexander të lindur në 7 qershor.

Sipas disa burimeve, prindërit e rinj kanë paguar një kompani eskortash për t’i ndjekur dhe ruajtur hap pas hapi të sapo lindurit e tyre edhe në shtëpi, duke shpenzuar 3 milionë dollarë, përfshirë dhe sensorët e lëvizjes për të mbrojtur vilën në Berkshajër.

E ndërsa një grup truprojash do të ruajnë ditë e natë të gjithë perimetrin e rezidencës, duke i kushtuar çiftit 300 mijë dollarë në vit, dy truproja do të ndjekin Ellën dhe Alexandrin hap pas hapi edhe brenda mureve të shtëpisë.

Më kureshtarëve duhet t’u mjaftojnë fjalët e gjyshit nga babai, Nick Clooney, i cili i ka njohur vogëlushët përmes “Skype”-it.

“Fëmijët janë shumë të bukur. Kanë flokë të zinj dhe djali duket se ka hundë të ngjashme me atë të George. Janë perfektë”, ka deklaruar ai. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: