George Clooney, nën efektin e "qetësuesve" pas lindjes së binjakëve

George Clooney, nën efektin e "qetësuesve" pas lindjes së binjakëve
George Clooney, 56 vjeçar dhe e shoqja Amal Alamuddin, 39 vjeçare u bënë prindër të binjakëve të cilët janë pritur si VIP-a që tani. Binjakët janë një djalë dhe një vajzë dhe quhen Ella dhe Alexander.

Lajmin e dha zëdhënësi i George Clooney i cili në komunikimin për shtyp bëri dhe pak shaka: “Ella, Alexander dhe Amal gëzojnë shëndet të plotë. Ndërsa George patëm nevojën ta vëmë nën qetësues, por do e rimarrë veten pas disa ditësh”.

Në ditët e para përpara lindjes së tyre, vetë aktori kishte hedhur batutën, teksa anulonte një aktivitet në Armeni: “Po të mos kthehem në kohë për lindjen e binjakëve, gruaja ime nuk më pranon më në shtëpi.”

(burimi, Oggi.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: