Hiti më i ri i Elvana Gjatës merr vlerësim botëror

Hiti më i ri i Elvana Gjatës merr vlerësim botëror
“Forever is over” hiti më i fundit i këngëtares Elvana Gjata duket se po merr një sukses të madh.  Deri tani kjo këngë ka marrë mbi 1 milionë klikime por shkon edhe më tej. Kënga është vlerësuar në një nga faqet e “ellentvshow” të Ellen DeGeneres në Instagram.

Faqja e cila ka 2.2 milonë ndjekës shkruan: “Kjo vajzë shqiptare po sjell disa hite serioze. Elvana “Forever is over”. Unë nuk e di se ku ndodhet Shqipëria, bëj shaka. E di ku është Shqipëria dhe ende dua të shkoj atje”

Poshtë tekstit gjithashtu është vendosur edhe linku i këngës, të cilën e cilësojnë si “super këngë”, që ta dëgjojnë të gjithë.   j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: