Horoskopi sot, e enjte 29 Qershor 2017

Horoskopi sot, e enjte  29 Qershor 2017
Dashi

Nëse jeni duke përjetuar një marrëdhënie të gjatë në distancë, kujdes se ajo mund të zbehet. Mos u nxitoni se mund të pendoheni. Nëse jeni në çift, sot është dita e duhur për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm. Për beqarët, kjo do të jetë një ditë plot me surpriza dhe takime të reja.

Demi

Disa zënka me partnerin tuaj mund të shkaktojnë luhatje humori. Ndryshojeni një zakone pak të keq në qoftë se doni një atmosferë të qetë të mbretërojë mes jush. Beqarët mund të përfitojnë nga një miqësi e lindur rastësisht për të zbuluar se kjo marrëdhënie nuk është aq e keqe.

Binjakët

Entuziazmi dhe dëshira për të jetuar e karakterizojnë këtë ditë tuajën. Ju do të jeni të pasionuar dhe në qoftë se jeni në çift do të përfundoni duke gjetur harmoninë e humbur. Zemrat e vetmuara do të përjetojnë emocione të shumta, edhe ata që janë të vetëm për një kohë të gjatë.

Gaforrja

Disa keqkuptime do të sjellin ca re në mbrëmje, por çdo gjë do të largihet me mbështetjen e Merkurit që sjell paqe dhe qetësi në jetën e çiftit. Për beqarët kjo është një ditë plot me përvoja të reja dhe ndoshta për dikë shigjeta Cupid-së do të vijë drejt e në zemër.

Luani

Hapeni zemrën tuaj, nëse dëshironi të kuptoni sesa e rëndësishme është ndjenja që ju mendoni. Dikush do të ketë dilema mes një kthimi mbrapa në kohë dhe një marrëdhënieje aktuale. Ditë e shkëlqyer për beqarët të cilët do të dalin për ‘gjueti’ me një mik shpirti.

Virgjëresha

Ndjenja që ju keni për personin që dashuroni është reciproke dhe në qoftë se ju jeni të qëndrueshëm në dashuri do të keni një rikonfirmim mbi bashkimin tuaj. Sot ju do të përjetoni një Eros të verbuar. Interesantë dhe misteriozë, beqarët mund të hyjnë në aventura të reja. Një flirt mund të zhvillohet në diçka më shumë.

Peshorja

Bëjeni të qartë një herë e mirë dhe për të gjithë statusin tuaj dhe kërkoni një pajtim rreth kësaj. Venusi ju mbështet, por gjithashtu mbështet edhe një të hapur. Kaq shumë tundime për beqarët, të cilët do të duan të bien në dashuri. Eros ju jep emocione të lumtura.

Akrepi

Humbja që ju keni përjetuar në ditët e fundit tani ju hap rrugën për një ekuilibër të përtërirë. Llogarisni që me partnerin ju pret ndërtimi i një jete të fortë dhe të qetë. Zemrat e vetmuara kanë vetëm një dëshirë: T’i kushtohen vetes së tyre. Kujdesuni për pamjen dhe mirëqenien tuaj.

Shigjetari

Nëse ju keni pasur një çështje të pazgjidhur në çift, sot dielli do të shkëlqejë përsëri dhe dëshira për të dashur do të jetë më intensive se kurrë. Kënaqeni partnerin tuaj edhe në kërkesat më të pazakonta. Beqarët do të duhet të bëjnë një spastrim të pastër të miqësive dhe të mbajnë vetëm ata realët.

Bricjapi

Shqetësimi juaj mund të bëjë që ju të hidhni hapat e gabuar. Ju do të jeni të prirur për tradhti dhe dëshira për të shpëtuar është aq e madhe. Por a do të dini t'i rezistoni tundimit? Beqarët sot do të kenë një ditë të vërtetë argëtimi.

Ujori

Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj ditën e sotme do të bëjë që ju të jeni më oratorë se zakonisht dhe komunikimi do të jetë një çlirim për ju. Përfituese do të jetë marrëdhënia juaj. Ju do të ndani hobe dhe pasione me një personin tuaj të dashur. Beqarët mund të bëjnë një takim fatal.

Peshqit

Shtyjeni një vendim romantik për një kohë kur të jeni më të sigurt. Është ende herët të thuhet nëse historia juaj do t’u rezistojë kurtheve që do të ngrihen gjatë rrugës. Intrigues dhe interesantë, beqarët do të jenë të pajisur sot plot bukuri dhe hijeshi, e gjithë botën do ta kenë në këmbët e tyre. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: